Furra Felber është kompania e parë në Austri e cila vendosi ndalesë për punësim të personave që nuk kanë test për koronavirus.
Kompania e solli vendimin në bazë të vendimit të Qeverisë austriake se vetëm ata të cilët do të testohen gjatë testimit masiv të fundjavës para 18 janarit, kur pritet të lehtësohet “mbyllja”, do të mund të dalin nga izolimi, përderisa të tjerët do të duhet të qëndrojnë në shtëpi edhe një javë.
Prej 26 dhjetorit, Austria do ta zbatojë mbylljen e tretë, e cila do të zgjasë deri më 18 janar, kur krahas shitoreve për ushqim dhe barnatore të cilat nuk e ndalojnë punën, do të mund të hapen edhe të gjitha shitoret e tjera, por me rregullat të reja, si në restorante, të cilat atëherë sërish do të hapen, do të mund të shkojnë vetëm ata të cilët janë testuar.
Me atë rast, zinxhiri i furrave Felber u dërgoi letër të punësuarve të vet në të cilën ceket se ata duhet të testohen deri më 18 janar.
“Deri më 18 janar, në punë duhet të sillni test negativ për koronavirusin, jo më të vjetër se një javë. Nuk mund të punoni pa test negativ”, thuhet në porosi.
Nëse dikush nga të punësuarit refuzon të testohet, atëherë do të duhet të punojnë me maskë FFP2 apo të pauzojnë.
Ekspertët për të drejtë të punës theksojnë se në raste ekstreme, kompania mund të refuzojë të paguajë rroga apo madje edhe ta ndërpresë marrëdhënien e punës.
