Në Austri në 24 orët e fundit janë regjistruar 6.611 persona të sapoinfektuar me korona virus. Numri më i lartë është regjistruar në provincën Austria e Epërme me 1.569, e ndjekur nga Vjena me 924, Austria e Poshtme me 919 dhe Shtaerska me 802 të infektuar.
Aktualisht, 4.597 pacientë janë të shtruar në spital, nga të cilët 697 janë vendosur në kujdes intensiv.
Në 24 orët e fundit, edhe 104 njerëz të tjerë kanë vdekur duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga Kovid-19 në vend në 2.328.
