Si pasojë e aksidentit të dy kamionçinave të cilët transportonin emigrantë ilegalë në Austri plagosen 37 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra mësohet se aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rajonin në afërsi të kufirit Austri – Hungari. Si pasojë e përplasjes së njërit prej mjeteve me një mjet përpara tij janë plagosur 37 emigrantë ilegalë, ku 5 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Mendohet se në të dy mjetet ndodheshin afërsisht 90 persona me origjinë nga Siria. Theksohet se pas aksidentit shoferët e mjeteve bashkë me disa emigrantë ilegalë janë larguar nga vendi i ngjarjes.
