Australia kërkon hetim për origjinën e Covid-19, më shumë se 100 vende e mbështetën kërkesën

TË FUNDIT

Më shumë se 100 vende e kanë mbështetur thirrjen e Australisë për hetim të pavarur mbi origjinën e Kovid-19, deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme e Australisë, Marisa Pejn.

Ajo theksoi se qëllimi i hetimit është që bashkësia ndërkombëtare të punojë më mirë së bashku për të luftuar kundër pandemisë së ardhshme.

Kryeministri i Australisë, Skot Morison deklaroi se nisma e Australisë nuk ka për qëllim fajësimin e asnjë vendi.

“Kjo është nismë e sinqertë, me qëllim të sinqertë dhe motiv të sinqertë”, deklaroi Morison.

Ndër vendet që në fillim e mbështetën nismën e Australisë janë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, Britania e Madhe, India, Indonezia, Japonia, Kanadaja dhe Zelanda e Re.

Nismës iu bashkuan edhe disa vende afrikane, kështu duke e çuar numrin e përgjithshëm në 116 vende.