Australia është goditur nga një stuhi tejet e fuqishme, me reshje të dendura të shiut dhe erëra me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë. Autoritetet kanë njoftuar për viktima.
Së paku tre persona kanë vdekur, ndërsa mbi 200 mijë shtëpi kanë mbetur pa furnizim me rrymë, si pasojë e një stuhie tejet të fuqishme, që goditi shtetin federativ Uellsi i Ri Jugor në Australi.
Stuhia u shoqërua me erëra me shpejtësi prej 100 kilometra në orë dhe reshje të dendura të shiut.
Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor deklaroi se ka viktima dhe se dy persona konsiderohet të zhdukur, e gjithashtu paralajmëroi se në disa rajone, stuhia mund të përkeqësohet.
Ministri australian për Situata Emergjente, Dejvid Eliot, deklaroi se është kjo stuhia më e fuqishme që ka goditur vendin në dekadën e fundit./21 Media
