“Ndonëse është 28 Nëntori apo Dita e flamurit në Sheshin Skënderbeu të Shkupit dhe Çarshinë e Vjetër ka një atmosferë të zbehtë, jofestive dhe një frekuencë të ulët të qytetarëve”, raporton Almedina Ismajli, gazetare TV21.
Ky është një nga dyqanet e paktë ku valëviteshin flamuj kuq e zi. Pronari i dyqanit thotë se çdo viti tashmë për 15 vjet në këtë ditë i vendos flamujt.
“Po shohim para dyqanit flamujt kuq e zi, flamurin shqiptar, a i keni vendosur sot a po i mbani zakonisht? Çdo herë për festë i vendos edhe në shtëpi edhe këtu. Pra po kremtoni? Po unë festoj pavarësinë time, të cilën e kam. Jam shqiptar dhe festoj gjithnjë, të kisha mundësi tani do të nisesha për Tiranë, por tani kam punë dhe e kam patjetër të jem këtu. Desha të pyes edhe për atmosferën pak në Çarshi, besoj se viteve të kaluara… Vitet e kaluara ka qenë shumë mirë, këtë vit nuk e di çka është problem”, thotë një zejtar në Çarshi të Shkupit.
Edhe shitësit e veshjeve kombëtare dhe flamujve u ankuan për punën e dobët këtë vit.
“Njëjtë si çdo herë shumë pak punë ka pas, as njerëz nuk ka, atmosfera shumë e ligësht nuk e di çfarë është puna, as njerëz nuk ka, dobët”, thotë thotë pronari i një dyqani të suvenireve.
Qytetarët nuk ishin të informuar nëse ka ndonjë organizim sikurse viteve tjera, megjithatë thonë se ndjehen mirë dhe krenar për 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
“Duhej të kishte, por ndoshta bëhet më vonë, se gjithnjë më vonë bëhet. Ndoshta edhe moti. Si qytetar shqiptar si ndjeheni sot për pavarësinë e Shqipërisë? Më mirë s’ka ku të shkojë”
“Ndoshta për shkak shiut ose… nuk e di çfarë është puna. Si ndjeheni për festë? Jam krenar që jam shqiptar”
Në Sheshin “Skënderbeu” nuk është paraparë mbajtja e ndonjë koncerti ose manifestimi.
