Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Balldren të Lezhës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Audi Q7. Gjatë atentatit nga breshëria e plumbave kanë humbur jetën çifti i bashkëshortëve, trupat e të cilëve ndodhen ende brenda mjetit. Mediat në Shqipëri thonë se nga të shtënat me armë ka humbur jetën Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij.
