AstraZeneka edhe për personat mbi 65-vjeç, vendosi Franca

TË FUNDIT

Njerëzit më të moshuar se 65 vjet me probleme shëndetësore mund ta marrin vaksinën e “AstraZeneka”, kumtoi Ministria franceze e Shëndetësisë, edhe pse paraprakisht është pohuar se vaksina nuk është e rekomanduar  për personat  më të moshuar se 65 vjet.

Paraprakisht mediat e publikuan deklaratën e presidentit të Francës, Emanuel Makron se vaksina e AstraZeneka është “kuazi-efikase” për personat më të moshuar se 65 vjet, ndërsa njëkohësisht  në Britani të Madhe, vaksinimi i qytetarëve  nga të gjitha grupmoshat me këtë vaksinë ishte  lejuar nga vetë fillimi.

Ministrja e Shëndetësisë të Francës Olivia Veran potencoi se vetëm personat më të moshuar se 75 vjet do të vaksinohen  me prodhimet e Fajzer dhe Moderna në të ardhmen.