Asnjë pacient në respirator nuk është shëruar, 85 vjeçari nga Manastiri është shëruar nga koronavirusi

TË FUNDIT

85 vjeçar nga Shtëpia e pleqve në Manastir është pacienti më i moshuar i cili është shëruar nga koronavirusi në Maqedoni. Ai ishte 20 ditë në spital pas çka është shëruar tërësisht dhe pas dy teste negative është dërguar në mjekim shtëpiak. Deri më sot, asnjë person që ishte vendosur në respirator nuk është shëruar.

“Jo, asnjë pacient në respirator nuk është shëruar. Tani planifikohet të ndryshohet mënyra e mjekimit të personave që kanë shenjë të përmirësimit të gjendjes shëndetësore”, tha Venko Filipçe, Ministër i shëndetësisë.

Pas reagimeve në opinioni publik në lidhje me dallimet në rezultatet nga testimet në laboratorët privatë dhe shtetërorë, ministri thekson se testet janë aprovuar nga OBSH, ndërsa rezultati i testit varet edhe nga periudha kur bëhet testimi.

“Është formuar komision nga Ministria e shëndetësisë ku marrin pjesë anëtarë të Komisionit për sëmundje ngjitëse. Është bërë kontroll profesional në të gjithë laboratorët privat prej ku i evidentojmë rezultatet, kjo është arsyeja se pse ne i tregojmë këto rezultate. Ka mendim se këto rezultate janë kompetente dhe i bëjnë në mënyrë adekuate”, tha Venko Filipçe, Ministër i shëndetësisë.

Në Komunën e Dibrës e cila ishte e mbyllur një muaj, tashmë nëntë ditë me radhë numri i personave me Kovid-19 është 51.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se janë regjistruar 36 pacientë të shëruar. Dy prej tyre ishin në mjekim spitalor ndërsa 34 në kushte shtëpiake.

Në Klinikën infektive në Shkup ka ndërruar jetë një pacient 80 vjeçar nga Shkupi i cili ishte i hospitalizuar më 21 prill. Numri i përgjithshëm i pacientëve të regjistruar me Kovid-19 në vendin tonë është 1326.