Asnjë fjalë, Kurti nuk përgjigjet kur pyetet se a do ta pranonte Vjosa Osmanin si kandidate për presidente

TË FUNDIT

Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti  nuk ka pranuar të flasë kur është pyetur se a do pranojë Vjosa Osmanin si kandidate për presidente.

Atij kjo pyetje iu drejtua teksa po shkonte në seancën që ishte paraparë në shenjë nderimi për Rexhep Qosjen.

Kujtojmë se nesër është afati përfundimtar kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Në anën tjetër Lideri  LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se ky subjekt politik mund ta propozojë Vjosa Osmanin si kandidate për presidente.