Kryeparlamentari Talat Xhaferi sonte në Televizionin e Maqedonisë theksoi se takim liderësh nuk do të therrës, sidomos në një situatë kur kryetari i partisë nuk është deputet.
“Nuk do të jem nismëtar i takimit të liderëve, veçanërisht në situatë kur lider i partisë nuk është deputet. Puna e Kuvendit nuk duhet të varet nga takimet e liderëve. Praktika e vendosur që të funksionojmë në takime të liderëve, jashtë institucioneve është e keqe, për fat të keq. Demokracia parlamentare nuk njeh marrëveshje politike jashtëparlamentare, por funksionon në bazë të rregullit dhe procedurës. Nuk e mohoj se ka nevojë për tu takuar liderët e partive. Por, ata kanë bërë mejhane pa pronar që ishte përkthyer se nuk kam qenë i rëndësishëm sepse nuk kam qenë i ftuar. Jo, nuk jam i parëndësishëm, por thashë se është e keqe praktika e marrëveshjeve ndërpartiake dhe jashtë institucioneve të proklamohen vendime si përfundimtare”, deklaroi Talat Xhaferi – Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut,
Xhaferi mes tjerash potencoi se ai është kryetar i Kuvendit dhe se të gjithë shefat e grupeve parlamentare janë në varësi të tij. Sipas Xhaferit, parimi i demokracisë parlamentare duhet të kuptohet nga të gjithë.
“Xhaferi si kryetar i Kuvendit nuk do të bie poshtë interpretimeve të liderëve të partive politike. Por, edhe Mickovski dhe kushdo qoftë duhet ta kuptoj, ndërsa unë jam i bindur se ai e di se unë nuk kam shef. Unë jam shefi. Unë jam kryetar i Kuvendit dhe askush nuk është shefi im, as Zaevi, as Ahmeti”, shtoi kryeparlamentari Talat Xhaferi.
