Korona virusi do të kthehet sërish në vjeshtë me një valë të re të virusit. Kështu disa herë ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce.
“Ne në fakt e bëjmë planin, pjesën më të madhe e bëmë, se si t’i organizojmë kapacitetet për muajt në vijim, veçanërisht për fillimin e vjeshtës kur, jemi të sigurt se do të kemi një valë të re të të infektuarve me ngarkesë shtesë nga gripi sezonal”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.
Por infektologu Velo Markovski thotë se askush mund të thotë se virusi mund të kthehet përsëri në vjeshtë. Ai shton se ata të cilët pohojnë këtë gjë duhet të shpjegojnë se nga e dini këtë gjë.
“Askush nuk e di nëse mund të kthehet virusi në vjeshtë. Ata të cilët pohojnë se do të kthehet virusi në vjeshtë së pari duhet të shpjegojnë se nga e dinë ose nga ku i kanë burimet, mendoj se janë supozime, krahasohet me virusin e gripit por megjithatë këtu bëhet fjalë për lloj të virusit tërësisht të ndryshëm. Ky virus është i pranishëm çdo vit, kthehet, megjithatë nuk është bartës i fortë”, tha Velo Markovski, infektolog.
Ai thotë se virusi mund të kthehet, por mund të jetë siç ka qenë më herët, ose viteve të kaluara kur 10, ose 30 për qind e popullatës infektohet me koronvirusin, por kalon si ftohje e thjeshtë.
Per testet e Covid-19 Markovski thotë se janë të saktë, por nuk janë adekuat për të treguar nëse personi që është i sëmurë është pikërisht nga ky virus.
“Këto teste janë të sakta me teknologji PCR, me ndjeshmëri të madhe dhe specifitet të madh megjithatë nuk janë më adekuatë për të treguar se nëse ai që është i sëmurë është i sëmurë nga ai virus. Mund ta ketë virusin në traktin e lartë të frymëmarrjes, por nuk do të thotë se sëmundja që është tek ai pacient është e shkaktuar prej këtij virusi, pra kjo është mungesa e kësaj metode”, tha Velo Markovski, infektolog.
Numri real i të infektuarve më koronavirus mund të jetë 10 herë se sa ai zyrtari, shtoi Markovski, sepse shumë raste kalojnë pa simptoma.
“Numri real i të infektuarve nga ai që është zyrtar, sigurt është shumë më i madh. Kjo sipas të gjitha gjasave është kështu te të gjitha viruset, ka shumë raste që kalojnë pa simptoma, ndoshta është 10 herë më i lartë se sa është tani numrit të atyre që kanë pasur kontakt me këtë virus me supozim se bëhet fjalë pikërisht për virusin Covid-19“, tha Velo Markovski, infektolog.
Përndryshe mjekët thonë se familja e koronavirusit ka tre viruse kryesore të cilët janë Sars, Mers dhe Covid-19.
