Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është lajmëruar nga Riadi, nga ku paralajmëroi “shumë lajme të tjera të mira, në muajt që vijnë”.
“Do të punojmë pa ndalë që Kosova të forcohet në arenën ndërkombëtare”, deklaroi presidentja.
Ajo tha se “njohja nga Siria nuk ka ardhë brenda natës”, duke treguar për takimin e parë me presidentin e Sirisë në muajin prill dhe “nga atëherë ekipet tona janë në kontakt”, tha Osmani.
“Sot ky akt i vendosjes së raporteve diplomatike dhe i njohjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sirisë është më shumë sesa njohje e sovranitetit shtetëror është njohje e sakrificës së gjatë për liri dhe njëkohësisht shprehje e përkushtimit të fortë të punojmë bashkë me Sirinë, dhe ne ta mbështësim Sirinë në procesin e shtetndërtimit të tyre”, tha Osmani tutje.
