“ASK bashkëkohore të përballet me sfidat”, 1800 persona presin që t’ju jepet ose merret shtetësia

TË FUNDIT

1800 persona presin vendim nga Agjencia për siguri kombëtare që tua jap apo marrë shtetësinë, tha njeriu i parë i këtij institucioni, Viktor Dimovski, në brifing me gazetarët. Në krahasim me punën e DSK, tani kryhen pothuajse kontrolle të dyfishta, ndërsa plani është që deri në fund të vitit të procedohen të gjitha.

Sfida kryesor dhe përfundimi i të ashtuquajturave reforma në sistemin e sigurimit do të jetë ndryshimi i lokacionit të Agjencisë dhe pavarësia e plotë gjatë punës. Por për këtë, nevojiten përgatitje të veçanta për siguri dhe financa.

 “Ajo që na mbetet, një nga çështjet më të rëndësishme të dislokimit hapësinor të Agjencisë, është  obligim i ynë në periudhën e ardhshme dhe në këtë kontekst presim mbështetje nga të gjithë institucionet e vendit, para se gjithash nga Qeveria”, deklaroi Viktor Dimovski, drejtor i Agjencisë Kombëtare për Siguri.

Formimi i Agjencisë për Zaevin është hapi i fundit në reformat në sektorin e sigurisë në vendin tonë, duke theksuar se në të kaluarën DSK është keqpërdorur për interesa individuale, personale dhe grupore.

 “Me reformat qeveritare në sistem e shërbimeve të sigurisë, më parë, siç e dini, ne formuam agjencinë operative-teknike, e cila theu monopolin, përkatësisht përqendrimin e fuqisë që ish-DSK kishte në sistemin e monitorimit të komunikimeve, e cila bëri abuzime dhe ndërhyrje serioze në privatësinë e qytetarëve”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.

Zaev nuk zbuloi nëse Verushevski do të jetë përsëri këshilltarë në sferën për siguri kombëtare të Kryeministrit.

ASK aktualisht po mbështetet në punën e bazave të MPB, ndërsa janë realizuar edhe punësime të reja.

Pas anëtarësimit në NATO, puna është adaptuar sipas standardeve të Aleancës, ndërsa shtojnë se nuk ka kërcënime të mëdha të sigurisë për vendin tonë, sepse pjesa më e madhe e vendeve fqinje janë pjesë e Aleancës.

Janë nënshkruar edhe marrëveshje për bashkëpunim me Universitete në Shkup dhe Manastir, që 30 studentët më të mirë të punësohen në Agjenci.