Ashpërsohet narrativi zgjedhor, a po kthehemi në 2001?

TË FUNDIT

Në përfundim të fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut, partitë politike kanë zgjedhur një retorikë sulmuese ndaj kundërshtarëve, ndërkohë shtrohet pyetja për kthim mbrapa në 2001, transmeton TV21.

I ftuar në ClickPlus në TV21, lideri i BDi-së Ali Ahmeti tha se narrativi i vitit 2001 ka përfunduar por sipas tij, ka filluar narrativi i 2024 dhe thotë se jemi në rrugëtim drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ahmeti tutje tha se Evropa është në luftë ndërkohë që Ukraina është vetëm një shtet larg Maqedonisë dhe tha se po rrezikohet demokracia dhe e ardhmja.

“Nuk është narrativi i 2001. Është narrativi i 2024 sepse jemi në rrugëtim drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ne jemi shtet anëtar i NATO-s. Përveç kësaj, ore le të merren… Evropa është në luftë. Ukraina nuk është larg nesh. Na ndan vetëm një shtet. Ukraina në luftë. Lindja e afërt në luftë. Irani po sulmon. Ke organizata që financojnë rusët që të shpërndajnë luftë. Të gjitha këto mbahen ndokush. A i shihni ju ore aleanca Kinë – Kore që lufta mos të ndalet, të zgjerohet. Krejt kjo po bëhet për të marrë primatin e kontinentit. Po rrezikohet demokracia, po rrezikohet ardhmëria. Nuk është punë për të bërë shaka e për të nxitur konflikte ndëretnike, pastaj më thoni se unë kam ofenduar Mickoskin se e kam krahasuar me keksa plazma. Ore, po shpërndahen raketa. Lëreni keksat, çokollatat. Unë s’i bie pishman çfarë kam thënë. Vetë e ka hap. Çka t’i bëj unë. Unë pak iu kam përgjigjur atij”, tha Ahmeti.

Ai tutje bëri thirrje për fuqizim të marrëdhënieve ndëretnike dhe jo rrënim të tyre.

“Duhet të fuqizohen marrëdhëniet ndëretnike, jo të rrënohen”, u shpreh ai.