Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Gabi Ashkenazi deklaroi se ka pak gjasa sot të fillojë aneksimi i propozuar i pjesëve të okupuara të Bregut Perëndimor, siç ishte paralajmëruar paraprakisht nga Qeveria e koalicionit e kryeministrit Benjamin Netanjahu.
Ashkenazi për Radion ushtarake izraelite theksoi se sipas tij, ka pak gjasa që procesi i bashkangjitjes së pjesëve të okupuara të Bregut Peërndimor drejt Izraelit të fillojë sot.
Netanjahu dje u takua me përfaqësues zyrtarë të SHBA-së për të biseduar rreth aneksimit të pjesëve të Bregut Perëndimor sipas kornizës e cila është propozuar në planin paqësor të Lindjes së Afërt të presidentit amerikan, Donalld Tramp.
Kryeministri izraelit shtoi se bisedimet do të zgjasin edhe disa ditë, që, gjithashtu, tregon se gjasat janë të pakta që aneksimi të fillojë sot. /MIA
