“ASH-ja flet pa doreza” – Aliu thotë se duhet të dalin të vetëm në zgjedhje

TË FUNDIT

Sipas Azir Aliut nga Aleanca për Shqiptarët, kjo parti duhet të dalë e vetme në zgjedhjet e ardhshme dhe jo në një listë të përbashkët me LSDM-në dhe BDI-në.

“E bukura e Aleancës për Shqiptarët është se ne flasim hapur dhe pa doreza edhe në media dhe në parti brenda, edhe kur jemi në kafe. Kështu që po, flasim zëshëm dhe secili na ne japim mendimin tonë pavarësisht se ndonjëherë nuk dakordohemi brenda, por gjithsesi jemi të zëshëm dhe analizojmë të gjitha proceset që janë pozitive dhe negative… Tani për tani Aleanca ka dhënë kontribut si në opozitë dhe pozitë, kështu që duhet ta provojë vet”, tha Aliu në ClickPlus në TV21.