ASH-AAA tregon konfuzionin e dytë për procesin e regjistrimit

TË FUNDIT

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, nëpërmjet një kumtese të dërguar për media sot, kanë dërguar kritika të reja ndaj procesit të regjistrimit.

Duke cituar një paragraf nga ueb faqja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ku janë publikuar informacione për regjistrimin e diasporës, kanë treguar një konfizion të dytë për sa i takon procesit. Këmbëngulin se metodologjia e regjistrimit është dashur të kyçet në Ligjin për regjistrim.

“Prandaj duhet t’ua kujtojmë që, vetëm për disa ditë, ky është konfuzioni i dytë me radhë në lidhje me regjistrimin në relacionin ligj dhe metodologji. Tashmë për herë të dytë, fatkeqësisht, konfirmohet se si koalicion kemi pasur plotësisht të drejtë kur kërkonim që metodologjia të futet në pako me Ligjin. Por, këtë propozim tonin qeveria e refuzoi dhe, si pasojë, na ndodhin këto komente në kundërshtim të  plotë me ligjin për regjistrim. Herën e parë kjo kishte të bënte me regjistrimin e përkatësisë etnike dhe fetare të diasporës, kur kishim konfuzion dhe deklarata kontradiktore të drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Entit të Statistikave, ndërsa tani kemi një informatë në  ueb-faqen e qeverisë, që është  në  kundërshtim me ligjin e miratuar për regjistrim. Me këtë rast parashtrohet pyetja: ku do ta marrin pasaportën apo letërnjoftimin e familjarëve që ndodhen jashtë vendit?”, thuhet mes të tjerash në reagimin e ASH-AAA-së.

Ndërkaq, paragrafi që e citojnë nga uebfaqja e Qeverisë thotë:

“Për qytetarët  të cilët  në  momentin e regjistrimit nuk ndodhen në shtet informacion japin anëtarët e familjes ose  qytetarët të cilët më së miri i njohin të dhënat për ata persona, me kusht që personi që jep informatë duhet të  dorëzojë dokumentacion valid, prej ku do të merret numri i amzës për personin që regjistrohet, me çka garantohet validiteti i informatës”.

Ata hedhin dyshime edhe në validitetin e tërë procesit./TV21