ASH-AAA nuk negocion për Qeveri. “Ose Zyberi kryeministër, ose BDI-ja në opozitë”

Must Read

Publikohen pamje nga sonda kineze “Tianwen-1” në hapësirë!

Më 1 tetor, me rastin e Ditës Kombëtare dhe Festës së Mesvjeshtës, Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës...

Protestë në gjimnazin e Tetovës, nxënësit kërkojnë mësim me prani fizike

https://youtu.be/jlX1wNbcN1I Nxënësit e shkollave të mesme në qytetin e  Tetovës gjatë ditës...

Ekonomia seriozisht e goditur nga kovid kriza, projeksionet për vitin 2019 më të këqija se ato të 2009 dhe 2012

https://youtu.be/6gd_ziWIix4 Se ekonomia e vendit është seriozisht e goditur nga pandemia, indikator...
- Advertisement -

Koalicioni Aleanca për shqiptarët-Alternativa nuk ka pasur takime zyrtare me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev për të negociuar për Qeverinë e ardhshme. Sipas Skender Rexhepit-Zejd, ata fare nuk do të fillojnë me negociata derisa BDI-ja nuk e plotëson premtimin parazgjedhor – Naser Zyberi të bëhet kryeministër, por në qoftë se kjo nuk bëhet, atëherë, siç pohon, partia e Ali Ahmetit duhet të kalojë në opozitë. Të gjitha takimet e deritanishme me LSDM-në, thotë Rexhepi, kanë qenë nga karakter joformal.

“Ndonëse ne jemi fituesit legjitimë të zgjedhjeve të 15 korrikut në kampin politik shqiptar, megjithatë nuk do të hyjmë në negociata derisa Bashkimi Demokratik ta përmbushë premtimin e tij për ta bërë z. Naser Zyberi kryeministër. Madje, siç edhe e kemi thënë, nëse në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut vjen një propozim për kabinet qeveritar, ku z. Zyberi është kandidat për kryeministër, ne me 12 deputetët tanë do ta votojmë atë. Por, nëse BDI-ja nuk arrin ta realizojë këtë zotim, për të cilin e ka legalitetin, ajo parti nuk ka të drejtë që ndryshe të marrë pjesë në qeveri dhe prandaj vendi i saj mbetet opozita” tha deputeti Skender Rexhepi.

- Advertisement -

Deklarata e tillë e Rexhepit vjen vetëm një ditë pasi Zoran Zaevit i ishte dorëzuar mandati për formimin e Qeverisë së re, pas çka ishte thënë se ka përparim në negociatat mes LSDM-së dhe BDI-së. Në ndërkohë rrjedhin afatet për formimin e Qeverisë, por nuk ka informacion për takim mes Zaevit dhe Ahmetit, kurse burimet e LSDM-së thonë se negociatat po zhvillohen në nivel të sekretarëve partiakë. Vazhdojnë bisedimet serioze për formimin e një Qeverie të përgjegjshme, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Procesi i bisedimeve serioze për formimin e një shumice të qëndrueshme parlamentare e cila duhet të sigurojë Qeveri të re me mandat 4-vjeçar po vazhdon. Në Kuvendin e Maqedonisë do të dorëzohet propozimi për Qeverinë e re e cila do të përbëhet nga kuadro cilësore dhe të përgjegjshme, dhe e cila fort do të luftojë kundër krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet” deklarojnë nga Lidhja Socialdemokrate.

- Advertisement -

Edhe nga BDI-ja thonë se konsultimet në nivele të ndryshme po vazhdojnë edhe sot. Parimet mbi të cilat do të bazohet Qeveria e ardhshme janë konfirmuar dhe ato janë komunikuar para opinionit disa herë, thonë nga partia.

“Ne po përgatitemi për hapat e tonë të ardhshëm, siç është përgatitja e një programi të detajuar të punës dhe përcaktimi i propozimeve me drejtues të institucioneve të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë. Ne besojmë se kjo qasje do të çojë në një marrëveshje përfundimtare dhe një Qeveri me një mandat të plotë katërvjeçar që do të miratohet në Kuvend, do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë dhe do të vazhdojë partneritetin me aleatët tanë euro-atlantikë” thonë nga BDI.

- Advertisement -

Nga VMRO-DPMNE-ja mbesin në qëndrim se shefi i shtetit, Stevo Pendarovski, në mënyrë antikushtetuese ia dorëzoi mandatin LSDM-së për formimin e Qeverisë. Lidhur me atë se si do të veprojnë në të ardhmen, zëdhënësi Dimçe Arsovski, thotë se së pari do ta presin epilogun e negociatave.

“Do të presim të shohim si do të zhvillohen negociatat. Duke pasur parasysh se këto negociata janë mes dy partive të tjera politike, do të duhet prej tyre të kërkojmë përgjegjësi për atë që bisedohet atje. Por, duhet të theksoj se edhe brenda VMRO-DPMNE-së, të gjitha opsionet janë të hapura në periudhën që vijon dhe kuptohet se do ta ndjekim zhvillimin e negociatave të partive” tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski.

Pasi dje lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, e mori mandatin, ai ka afat prej 20 ditëve që ta formojë kabinetin e ri qeveritar./TV21

- Advertisement -

LAJME 18:30

#21LiveNews

#21LiveNews 18:30 Lajmet në gjuhën shqipe | 01.10.2020

Posted by TV21 on Thursday, October 1, 2020

Publikohen pamje nga sonda kineze “Tianwen-1” në hapësirë!

Më 1 tetor, me rastin e Ditës Kombëtare dhe Festës së Mesvjeshtës, Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës publikoi pamjet e fluturimit të...

Protestë në gjimnazin e Tetovës, nxënësit kërkojnë mësim me prani fizike

https://youtu.be/jlX1wNbcN1I Nxënësit e shkollave të mesme në qytetin e  Tetovës gjatë ditës së sotme kanë protestuar para...

Ekonomia seriozisht e goditur nga kovid kriza, projeksionet për vitin 2019 më të këqija se ato të 2009 dhe 2012

https://youtu.be/6gd_ziWIix4 Se ekonomia e vendit është seriozisht e goditur nga pandemia, indikator më të mirë janë gjendja...

Nxënësit e Leshnicës bojkotojnë mësimin, prindërit ankohen për objektin e vjetër të shkollës

https://youtu.be/dZiC1PUySec 40 nxënës nga Leshnica e Zhelinës kanë bojkotuar mësimin edhe pse nga ministria i kanë lejuar...

Zekiri akuzon Ademin për neglizhencë, Ademi e quan provokator kujdestar ndaj BDI-së

https://youtu.be/WCkkVyQscwo “Ministria e Arsimit e mandatit të kaluar neglizhoi përgatitjet për fillim të vitit të ri shkollor,...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -