ASH-AAA në Tearcë prezanton kandidatin nga diaspora, “do të zbatojmë ligjin, do të japim llogari dhe do të jemi transparent”

TË FUNDIT

Koalicioni Aleanca-Alternativa në Tearcë të Tetovës kanë prezantuar kandidatin për kryetarë komune Nazim Taipin i cili vjen nga diaspora. Taipi para banorëve të Tearcës u zotua se do të punojë fuqishëm në zgjidhjen e problemeve, por në fokus do të ketë transparencën dhe llogaridhënien  para qytetarëve. Ai u zotua se në këtë komunë do të ndërtoj qendër të mjekësisë urgjente  dhe qendër për zjarrfikës. Karvani i koalicionit sonte do të qëndroj pranë banorëve të Bervenicës.

 “Elementet kryesore të qeverisjes sonë për komunën e Tearcës do të jenë transparenca, zbatimi i ligjit, llogaridhënia. Ne do të ndërtojmë komunën më transparente në vend, çdo dokument që është publik dhe që është në komunë do të publikohet dhe të gjithë qytetarët do të kenë qasje në ato dokumente. Komuna nuk ka pse të ketë sekrete sepse vendimet ne do t’i marrim bashkë me ju”, tha Nazim Taipi – kandidat i ASH-AAA për kryetar të Tearcës.