Opozita shqiptare nuk heq dorë nga bllokimi i ligjeve në Kuvend, si masë reciprociteti për Ligjin për shtetësi.
Koordinatori i grupit parlamentar të ASH-AAA, Skender Rexhepi – Zejdi ka njoftuar, se sot kanë bllokuar edhe Ligjin për financa dhe buxhet duke dorëzuar mbi 7 mijë amendamente.
“TO BE CONTINUED…
Sot, në emër të grupit parlamentar ASH/AAA, asistentët tanë do të dorëzojnë edhe mbi 7000 amandamente mbi propozim ligjet e radhës për financa dhe buxhet.
BLOCKED !!!”, ka shkruar Zejdi në profilin e tij në “Facebook”, transmeton TV21.
Dje thirrje për të hequr bllokadën ka bërë edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në ClickPlus.
Sipas tij, është e paarsyeshme që për një projekt – Ligjin e shtetësisë të bllokohet tërë institucioni.
Dorëzimi i amendamenteve nga opozita, bëhet për të bllokuar ligjet në Kuvend, si kundërpërgjigje që LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja e kanë bllokuar Ligjin për shtetësi që u propozua nag ASH-AAA.
