Metodologjinë e regjistrimit të popullsisë Koalicioni Aleanca-Alternativa e quan mision antishqiptar. Përmes një kumtese nga ky koalicion thonë se me shpalosjen e metodologjisë, familjarët nuk do e kenë të drejtën të deklarojnë përkatësinë etnike dhe fetare të afërmve të tyre që janë në mërgim.
Koalicioni Aleanca-Alternativa konsideron se me këtë metodologji, vazhdon gjenocidi ndaj shqiptarëve nga ana e entit shtetëror për statistikë, por kësaj radhe, siç theksohet në kumtesë, me përkrahje direkte të partisë shqiptare në pushtet BDI.
Koalicioni Aleanca-Alternativa kundërshton metodologjinë dhe kërkon intervenim të menjëhershëm në përmirësimin e saj./TV21
