Forumet rinore të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kanë ironizuar sot me kryeministrin Zoran Zaev.
Duke vendosur dy kuti me gjoja të mbushura me vaksina anti-Covid dhe një vaksinë shtesë për kryeministrin Zaev, formuet rinore ASH-AAA siç thonë dëshirojnë të shprehin indinjanjtë për sjeljen inferiore që kryeministri e pati karshi Serbisë në pranimin e një kutie të vaksinave anti-Covid.
“Prandaj, ne – të rinjtë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët & Alternativa – jemi sot këtu që edhe në këtë mënyrë t’ua demonstrojmë se si duket kujdesi, më saktë pakujdesia, që e shfaq kjo qeveri ndaj shëndetit të qytetarëve të saj. Le që për ne nuk është sinjal fare i mirë që Serbia të tallet me shtetin tonë me një kuti vaksinash, kjo vetëm për fajin e një kryeministri inferior e të paaftë. Nëse një kuti vaksina është donacion, ne po ia japim kësaj qeverie dy kuti dhe ta mbyllim këtë punë. Bile, edhe më shumë se kaq, ne do ia japim kryeministrit një vaksinë veçmas, që mos t’i harxhojë këto të kutive. Madje, jemi kujdesur që kjo vaksinë t’i ndihmojë kryeministrit të vetëdijesohet dhe të ndërgjegjësohet se nuk bën të tallet me qytetarët, ndërsa kemi kërkuar që vaksina të krijojë imunizim edhe për mashtrimin dhe gënjeshtrën. Të bëftë mirë vaksina kryeministër!”, deklaroi para qeverisë Afan Elezi, transmeton TV21.
Gjatë fundjavës Zaev ka pranuar donacion të vaksinave Pfizer nga Serbia me të cilat dje zyrtarisht filloi vaksinimi anti-Covid te personeli mjekësor.

