Ndërtimi i shkollës në Vizbeg ende nuk ka filluar.
U bënë vite që jepen premtime por me qindra nxënës të kësaj lagje bredhin nëpër lagjet tjera për të mësuar.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Altrenativa, sot ishin tek vendi ku duhet të ndërtohet shkolla.
Ato nga atje thanë se BDI për 18 vjet në pushtet, nuk mundet që këtyre nxënësve të ju ndërtojë shkollën.
“Si koalicion tash është koha tash është koha tu premtojmë të gjithë qytetarëve që pas datës 15 korrik pas ngadhnjimit të shqiptarëve me 15 korrik ky projekt do të jetë prioritet mbi prioritetet në bashkëbisedimet me partnerët të cilët dëshirojnë të qeverisin me ne”, Elmi Aziri kolicioni ASH-AAA .
Arbër Ademi kandidat i BDI-së në zonën 2 njëherit edhe ministër i Arsimit tha që këtyre ditëve ka përfunduar ndarja fizike e parcelës ndërtimore ku përcaktohet se cila pjesë i përket shtetit dhe cila pjesë Komunës së Butelit.
Por tani pritet që ky aktvendim të bëhet i plotfuqishim dhe mandej do të duhet të përgaditet elaborati nga Komuna e Butelit.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka financuar dokumentacionin teknik respektivisht projektin për ndërtimin e shkollës në Vizbeg. Kjo çështje është kryer në vitin 2016″, tha Ademi.
Poashtu që nga viti 2018-2019-2020 pra në buxhet janë paraparë të hollat për ndërtimin e shkollës në Vizbeg. 01:28 Poashtu plani vjetor për furnizime publike ku parashihen të hollat për ndërtimin e shkollës.
E disa qytetarë të Vizbegut kishin dalë për të parë mbledhjen që po bëhet.
Ndërsa janë skeptik se premtimet e mëhershme dhe premtimet e gjithë partive të bëhen realitet për ta dhe të ndërtohet shkolla. Por janë edhe të revoltuar nga premtimet e shumta që po u bëhen tash e sa vjet.
Nxënësit e Vizbegut me vite të tëra udhëtojnë nëpër shkollat tjera, disa prej tyre që kishte raportuar edhe TV21 udhëtojnë nga 5 km për të aritur në shkollën më të afërt, gjegjësisht në Komunën e Çairit.
Banorët kanë protestuar shpesh herë edhe duke kërkuar shkollën sa më shpejt për nxënësit e tyre, meqenëse nuk mund të udhëtojnë me autobusë vetëm.
