Komiteti i përhershëm i Asamblesë parlamentare të NATO-së mbajti sot seancë në shtëpinë ligjvënëse të Maqedonisë. Ky organ në të cilin janë anëtare 32 vende anëtare të NATO-së, seancën e mbajti me dyer të mbyllura. Por në pjesën e hapur për opinionin, iu drejtuan kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i mbrojtjes, Vllado Misajlovski. Të dy mburreshin se janë të përkushtuar për përforcimin e mbrojtjes dhe se për këtë japim më shumë se 2% të BPV-së ose në para, rreth 330 milionë euro. Në fjalime dominoi edhe mirënjohja për solidaritetin nga vendet anëtare të NATO-së dhe BE-së që ndihmuan pas tragjedisë në Koçan. Megjithatë, Mickoski e përdori temën e solidaritetit për të kujtuar se ne, në NATO dhe si aspirantë për anëtarësim në BE, jemi solidarë dhe investojmë burime materiale dhe njerëzore, por kjo besnikëri nuk ka qenë gjithmonë e ndërsjellë.
“Mendoj se është e rëndësishme që të dihet kjo, e as të fshihet kjo ndjenjë e hidhur te secili maqedonas, kudo që ndodhet në botë. Miqtë ndihmohen, por edhe miqtë sinqerisht i tregojnë ndjenjat dhe vërejtjet e tyre. Vlerësoj se duhet të mendohet edhe për vendosjen e mekanizmave ku nuk do të lejohet që kontestet dypalëshe të jenë pengesë për realizimin e qëllimit kolektiv dhe të përbashkët. Nëse ne të gjithë së bashku e ruajmë shtëpinë, atëherë edhe së bashku kemi të drejtë që të tregojmë problemet tona, dëshpërimet dhe pritshmërinë. Ne do të mbetemi partner besnik dhe së bashku dhe me përkushtim do të punojmë drejtë realizimit të qëllimeve kolektive”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.
Mickoski rikujtoi se Maqedonia ka ushtarë në NATO misionin në Kosovë dhe misionin e BE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, ndërsa Misajllovski theksoi se qëllimi i kësaj Qeverie është rritja e gatishmërisë luftarake të armatës dhe modernizimin e saj. Një pjesë e madhe nga 330 miliona euro të destinuara në Ministri, gjithçka për armë dhe trajnim.
“Edhe pse nga NATO kërkohet 20% të ndahen nga buxheti për modernizim, ne edhe pse si vend i vogël ndajmë 32%”, tha Vllado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes.
U theksua se siguria është e cenuar jo vetëm me luftën e hapur mes Rusisë e cila sulmoi një shtet tjetër sovran, Ukrainën, por edhe për kërcënimet kibernetike dhe hibride, dezinformatat por edhe për shkak të krizave klimatike. Mickoski theksoi se Maqedonia me përkushtim do të luftojë çdo përpjekje për destabilizim të vendit dhe rajonit, me çka, siç tha, do të respektojë vlerat që na bashkojnë: demokracia, liria, sulmimi i të drejtës dhe solidariteti.
