Shefja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskoska nuk pajtohet me pagën minimale të cilën ua caktoi Qeveria me anë të një dekreti për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga virusi Covid-19.
“Vlerësoj se edhe prokurorët dhe gjykatësit duhet të solidarizohen në këtë krizë, por nuk pajtohem me pagë minimale. Mendoj se do të ishte më mirë dhe do të kishte më shumë efekt nëse të gjithëve do t’u shkurtohej një përqindje e caktuar”, tha për TV “Telma”, Ruskoska.
Përndryshe, pakënaqësi për uljen e pagës në minimale kanë treguar edhe nga Shoqata e gjykatësve, të cilët kanë paralajmëruar padi për shtetin deri te Gjykata Kushtetuese. Sipas tyre, me miratimin e dekretit me të cilin parashihet që gjykatësit dhe prokurorët të marrin pagë minimale në 14.500 denarë, pushteti tenton të ndikojë në gjyqësorin.
