“Arturo Ui”, sonte me premierë në Teatrin Popullor të Manastirit

TË FUNDIT

Një nga veprat më të diskutueshme të Bertolt Brecht sonte do të shfaqet në Teatrin e Manastirit!-Individi i shtyrë nga ambicie të pakufizuara që arrin në mënyrë të pamerituar të ngjisë shkallët e pushtetit përmes krimit dhe presionit për të fituar lavdinë e sundimit – kthehet në një bishë skizofrene që bëhet shumë e rrezikshme për mbarë njerëzimin. Në këtë shfaqje sonte trajtohet pikërisht individi i tillë. Sa jeton Arturo Ui si personazh sot dhe sa flet shfaqja për kohën në të cilën po jetojmë?