Pas ndeshjes, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka konfirmuar se Granit Xhaka ishte i sëmurë dhe kjo ishte arsyeja pse u vendos të largohej nga fusha.
“Ai ishte i sëmurë dhe për këtë arsye u largua. Nuk mendoj se është në dyshim për Botërorin”, ka thënë Arteta.
Xhaka do të jetë kapiten i Zvicrës në Katar.
Arsenali ka vazhduar formën e mrekullueshme edhe në ndeshjen e fundit në Premier League para se të fillojë Kampionati Botëror në Katar më 20 nëntor.
Topçinjtë arritën të marrin tri pikë në udhëtim te Wolvesi, duke i mposhtur me rezultat 2:0./21Media
