Artan Grubi për Kastriot Rexhepi: Ja di bindjet, zemra e tij fle në Uashington dhe Bruksel

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim është deklaruar për zhvillimet e fundit në Kuvend dhe veprimin e deputetit të Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi për të mos marrë pjesë në seancën e sotme për mosbesimin e Qeverisë “Zaev 2”.

Grubi ka mohuar se Rexhepi është kërcënuar nga pushteti, ndërkohë ka shprehur se ia di bindjet e plota atij që kur ka punuar në Ambasadë.

“Ja di bindjet e plota, zemra e tij flenë në Uashington dhe Bruksel”, ka thënë Grubi, transmeton TV21.