Hetimi i zjarrit në Trubarevë mund të nisë 24–48 orë pas shuarjes së plotë, pasi është e domosdoshme hetimi në terren për të përcaktuar arsyet, tha ministri i brendshëm Pançe Toshkovski. Ai shtoi ka indicie por nuk mund t’i tregojë për shkak procesit hetues duke shtuar se duhet të ndërmerren masa konkrete për sigurimin e standardeve adekuate të sigurisë dhe ekologjisë.
Kryeministri Hristijan Mickoski dje beri të ditur se ka informacione se në zjarret si ai në Trubarevë dhe të tjerët kanë gisht qendra të pushtetit brenda dhe jashtë vendit, të cilat nuk duan që qeveria e tij të ketë sukses. Por nga LSDM nuk mendojnë ashtu. Kryetari i kësaj partie Venko Filipçe tha se po të kishte sulme hibride do të duhej të mblidhej Këshilli për Siguri.
Rreth nevojës për mbledhje të Këshillit për Siguri, Toshkovski tha se për këtë çështje duhet të vendosë ai që është i kompetent.