Arsovska në Çairçankë, inspekton vendin për ndërtimin e parkingut në kate

TË FUNDIT

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot sëbashku me drejtorin e N.P. “Parkingu i Qytetit”, Bojan Hristovski kanë realizuar inspektime në Çairçankë, ku pritet të ndërtohet garazhë në kate.

“Në disa lokacione në Shkup janë planifikuar parkingje të reja të shumëkatëshe, përfshirë parkingun pranë qendrës tregtare “Çairçanka”. Është një zonë ku është planifikuar ndërtimi i një parkingu modular për të shtuar numrin e vendparkimeve në këtë pjesë të qytetit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Qyteit të Shkupit.