Numri i Bitcoinëve që u minuan dhe u hodhën në qarkullim ka arritur në 19 milionë.
Ndërsa numri i Bitcoinëve në qarkullim ishte vetëm 50 më 3 janar 2009, data kur u shfaq Bitcoin, ky numër është rritur vazhdimisht deri më tani.
Rritja e numrit të Bitcoinëve në qarkullim bëhet nga minuesit përmes pajisjeve të projektuara posaçërisht.
Që nga prilli 2022, numri i Bitcoinëve që janë minuar arriti në 19 milionë. Kur numri i Bitcoinit të arrijë në 21 milionë, aktiviteti i minierave do të përfundojë.
Ekspertët parashikojnë që i gjithë prodhimi i Bitcoinit të përfundojë në vitin 2140, pasi prodhimi përgjysmohet mesatarisht çdo 4 vjet.
Megjithëse, kostoja e minierave është rritur me kalimin e kohës, rritja e vlerës së Bitcoinit në krahasim me vitet e kaluara ka shkaktuar një rritje të të ardhurave të minatorëve.
Të ardhurat totale të gjeneruara nga minatorët në rrjetin Bitcoin vitin e kaluar kaluan 15 miliardë dollarë.
Bitcoin, i cili është më i popullarizuari në mesin e kriptomonedhave me një kapital tregu prej më shumë se 870 miliardë dollarësh, tërheq vëmendjen si nga investitorët ashtu edhe nga minatorët.
Kriptomonedha, e cila pa kulmin e saj historik me një vlerë prej më shumë se 68 mijë dollarë në nëntor të vitit të kaluar, javët e fundit është tregtuar me 40 mijë dollarë.
Minierat e kriptomonedhave gjithashtu janë temë diskutimi për shkak të energjisë që konsumon dhe ndikimin e saj në mjedis.
Në periudhën e fundit, ku çmimet e lëndëve të para janë rritur në fushën e energjisë, disa shtete vendosën kufizime të minierave.
Shumë kompani teknologjike, përfshirë Intel, po zhvillojnë produkte për harduerin e minierave për të konsumuar më pak energji dhe për të zvogëluar ndikimin e saj mjedisor.
