Të hënën në mënyrë definitive do të përfundojë formimi i Kuvendit me zgjedhjen e përbërjes së trupave të punës. Komisioni kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime e përcaktoi përbërjen dhe kush do të udhëheqë me komisionet, pasi paraprakisht grupet parlamentare arritën marrëveshje përfundimtare. Në të njëjtën seancë do të verifikohet edhe mandati i deputetes së re, Emilija Rambabova, e cila vjen në vendin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska. Për shkak të kësaj dhe mungesës së deputetit Arben Zyberi, pushteti nuk e ka shumicën. Xhaferi tha se nëse Zyberi merr test negativ, ka gjasa të votojë nga kabina.
“Në lidhje me kuorumin nuk ka asnjë frikë për shkak se ky është konsensusi i partive politike që janë të përfaqësuar në trupat e punës. Deputeti Zyberi, sipas informacioneve që kam deri më tani, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe gjatë ditës së sotme duhet të dalë nga Klinika infektive dhe statusi i tij do të varet nga konkluzioni i ekipit mjekësor”, tha Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Në lidhje me propozimin e Xhaferit për online Kuvend që opozita e hodhi poshtë si të papranueshëm, ai tha se Parlamenti duhet të ketë mënyrë alternative për mbajtjen e seancave. Në lidhje me paralajmërimet që Qeveria mund të propozojë shfuqizim të shpenzimeve rrugore të deputetëve, ai në brifing me gazetarët tha se nëse arrin deri te ai një propozim i tillë, atëherë ai do të kërkojë shfuqizimin e automobilave zyrtarë për gjithë funksionarët, kështu që ata të ecin me trotinet. Megjithatë ai para kamerave ishte më i përmbajtur.
“Të shfuqizohen, nuk mendoj se duhet të shfuqizohen plotësisht, të rregullohen, po. Por pres aksion konkret si do të jetë më tej. Është keq të krijohet pamje se e gjithë e keqja në këtë shoqëri dhe në këtë shtet del nga Kuvendi dhe deputetët”, u shpreh Xhaferi.
Për emërimin e nënkryetarëve të Kuvendit, tha se sipas Ligjit për Kuvend, ka katër obligime që duhet të zbatohen andaj për këtë nevojiten nënkryetarët. Por, siç tha për shkak se dikush ka dashur të mbledh pikë politike, pres që partitë vetë të japin propozim.
