Arrestohet psikiatri nga Kosova, dyshohet se e përndiqte moderatoren e njohur në Shqipëri

TË FUNDIT

Behar Kamberi, një mjek psikiatër nga Kosova, është arrestuar pasi akuzohet për përndjekje ndaj moderatores së njohur sportive Albana Bejko.

Sipas specialistëve për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, mjeku 42-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një 28-vjeçare, duke u shfaqur disa herë pranë banesës së saj, raporton Top Channel.

Kamberi ndodhet në qelinë e burgut “Mine Peza”, pasi u kap nga efektivët e policisë, ndërsa moderatorja kishte planifikuar skenën, duke e ftuar në një takim në një zonë të Tiranës.