Arrestohet një shtetase shqiptare në Dellçevë, dyshohet për tentim për vrasje

TË FUNDIT

Për shkak të tentimit për vrasje nga viti 2016,  në Repartin policor nga kompetenca e përgjithshme Dellçevë është arrestuar A.O.(30) nga Republika e Shqipërisë.

E arrestuara vendi i jetesës të së cilës është në fshatin Trabotivishte të Dellçevës, siç kumtuan, nga policia është arrestuar mbrëmë në orën 02:15 minuta.

“Më 11 tetor të vitit 2021 në orën 02:15 nga nëpunësit policor të Stacionit policor Dellçevë, për shkak të dyshimit bazë për vepër penale të kryer “vepër në tentim” nga liria është privuar A.O.(30) nga Republika e Shqipërisë, ndërsa me vendbanim në fshatin Trabotivishte të Dellçevës. A.O. veprën penale e ka kryer në vitin 2016″, informojnë nga policia.

Personi A.O. akuzohet në bazë të nenit 123, ndërsa në lidhje me nenin 19 të Kodit penal.