Policia gjermane në bashkëpunim me Sektorin për bashkëpunim policor ndërkombëtar pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, dje në Hamburg kanë arrestuar shtetasin e Maqedonisë së Veriut K.D i cili është kërkuar me flet-arrest ndërkombëtar për vuajtje të dënimit prej 17 vjet burg.
Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, K.D. është i dënuar për më shumë vepra penale, mes të cilave për vjedhje të rënda, mashtrime dhe falsifikim të dokumenteve. Ky aksion siç bëjnë të ditur nga MPB është rezultat i bashkëpunimit mes MPB-së dhe policisë gjermane.
