Arrestohet një grua për shkak të letrës me helm që dërgoi në Shtëpinë e Bardhë

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten do të vizitojë Maqedoninë

Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut. Këtë e bëri të...

Bislimi: Bullgaria gjithnjë ka qenë në anën e gabuar të historisë

Historiani Muzafer Bislimi në Click Plus në TV21, tha se Bullgaria gjithmon ka qenë në anën e...

Ratkoceri: Bullgaria nuk do të kërkojë ndryshime Kushtetuese!

Nga pala bullgare nuk është bërë presion për ndryshime Kushtetuese – tha Arben Ratkoceri në Click Plus...

Policia amerikane arrestoi  një grua të dyshuar për dërgimin e një letre deri te Shtëpia e bardhë me helmin vdekjeprurës ricin, kumtuan autoritetet.

Sipas raporteve në mediume, gruaja është arrestuar  kur ka bërë përpjekje  të kalojë në Kanada  në vendkalimin kufitar në shtetin federal Nju-Jork.

- Advertisement -

Zyra e FBI-së në Uashington kumtoi se “është arrestuar personi i cili gjoja është përgjegjës për dërgimin e letrës së dyshimtë, transmetojnë mediat britanike.

Në kumtesë shtohet se hetimi është në vijim.

Një burim i shërbimeve të sigurisë, i cili dëshironte të mbetet anonim, deklaroi se është arrestuar një grua shtetase kanadeze.

Policia mbretërore kanadeze e kalorësisë (RCPM) të shtunën kumtoi se ka marrë kërkesë nga FBI për ndihmë në hetimin dhe se supozohet që letra është dërguar nga Kanadaja.

Letra të shtunën është pranuar në qendrën e fundit qeveritare për dërgesa të jashtme, e cila u parandalua të arrijë deri në Shtëpinë e bardhë.

Letra të ngjashme janë dërguar dei te organet e ndjekjes në Teksas, duke e përfshirë edhe një burg dhe zyrën e sherifit.

Grupi i përbashkët i punës për luftë kundër terrorizmit në Uashington filloi hetim me ndihmën e policisë  në Nju-Jork dhe policisë së Kalorësisë  mbretërore kanadeze (RCMP).

Hetuesit kumtuan se nuk është konfirmuar  ndonjë lidhje mes letrës me helmin dhe organizatat terroriste ndërkombëtare. Ricini  natyrisht gjendet në kokrrën e vajit të ricinit, por me  proces të veçantë  shndërrohet në  armë biologjike.  Ricini mund të shkaktojë  vdekje  në afat prej 36 deri në 72 orë pas ekspozimit të sasisë më të madhe. Ekspertët citojnë se nuk ekziston kundërhelm i njohur. sa/

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten do të vizitojë Maqedoninë

Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut. Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministri i parë dhe...

Bislimi: Bullgaria gjithnjë ka qenë në anën e gabuar të historisë

Historiani Muzafer Bislimi në Click Plus në TV21, tha se Bullgaria gjithmon ka qenë në anën e gabuar të historisë.

Ratkoceri: Bullgaria nuk do të kërkojë ndryshime Kushtetuese!

Nga pala bullgare nuk është bërë presion për ndryshime Kushtetuese – tha Arben Ratkoceri në Click Plus në TV21.

Në komisionin maqedono-bullgar të ketë edhe shqiptarë – tha Ratkoceri në Click Plus

Gazetari Arben Ratkoceri nëpërmjet emsionit Click Plus sugjeroi që në komisionin maqedono-bullgar të ketë edhe shqiptarë. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/3307059782663361

Llalla: Hapja e çështjes Shkup-Sofje nuk është e drejtë, Bullgaria do të dështojë në këtë gjë!

Historiani Arben Llalla në Click Plus në TV21, thotë se nuk është e drejtë hapja e çështjes mes Maqedonisë së Veriut dhe...

More Articles Like This