Në Jordani është arrestuar gazetari Xhamal Hadad për shkak të një teksti të publikuar ku thekson se vaksina kundër Kovid-19 ka arri në Mbretëri dhe se përfaqësuesit e pushtetit kanë pranuar dozat.
Hadad i cili është redaktor i portalit Al Vakai ka publikuar se përfaqësuesit qeveritar janë vaksinuar kundër koronavirusit të ri. Ai akuzohet për “rrezikim të sigurisë publike dhe nxitjen e trazirave”. Atij i është shqiptuar paraburgim 15 ditor derisa të pret gjykimin.
Hadad më 22 dhjetor ka publikuar tekst: “E njerëzit? Vallë Fajzer (vaksina) ka arrit fshehtas dhe nëse janë vaksinuar funksionarë të lartë në Qeverinë jordaneze”.
Autoritetet jordaneze në mesin e dhjetorit kanë miratuar përdorimin e vaksinës së Fajzerit dhe BioNtek, ndërsa vaksina duhet të arrijë deri në fund të janarit ose fillim të shkurtit të vitit 2021.
Hadad dje nga paraburgimi është dërguar në spital për shkak të shtypjes së lartë të gjakut dhe dhembjeve në gjoks.
Sindikata e gazetarëve në Jordani ka kërkuar lirimin e Hadadit duke thënë se arrestimi i tij dëmton imazhin e Jordanisë.
Ndryshe në Jordani zyrtarisht janë regjistruar më shumë se 285.000 raste të Kovid-19 dhe mbi 3.700 viktima.
