Arrestohet edhe një ndërtues tjetër turk, tentoi të arratisej në Zvicër

TË FUNDIT

Yıldıray Varki, kontraktori i apartamentit Huzur, i cili u shkatërrua nga tërmeti në Gölbaşı, Adiyaman, është arrestuar në aeroportin e Stambollit gjatë përpjekjes së tij për të shkuar jashtë vendit.

Mediat turke raportojnë se  Varki  i cili u ndalua nga ekipet e Drejtorisë së Degës së Aeroportit, do të transferohet në Magjistraturën Penale të Gaziosmanpashës, me kërkesë arresti, pas procedurave në komisariat.

Apartamenti Huzur në Gölbaşı, kontraktor i së cilës ishte Varki, u shkatërrua nga tërmetet në Kahramanmaraş dhe shumë qytetarë humbën jetën në rrënojat e ndërtesës./21Media