Arrestohet 48 vjeçari nga Studeniçani

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme, informon se sot në orët e hershme të mëngjesit nëpunësit policor në fshatin Studeniçan kanë privuar nga liria një 48 vjeçar nga Shkupi. Siç bëjnë me dije nga MPB-ja personi në fjalë ka qenë i dënuar me 3 vjet burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. 48 vjeçari N.D është dërguar në Stacionin Policor në Draçevë për procedurë të mëtejshme. Nga MPB-ja shtojnë se N.D do të dërgohet në burg për vuajtjen e dënimit.

TË NGJAJSHME