Arrestohen drejtorët e Urbanizmit në Pejë, Deçan dhe Istog

TË FUNDIT

Rajan Arapi – drejtori i Urbanizmit në Pejë, Ramë Melaj – drejtori i Urbanizmit në Deçan, Jashar Blakaj – drejtori i Urbanizmit në Istog, janë të arrestuarit e tjerë nga aksioni që po zhvillojnë njësiti i krimeve ekonomike në rajonin e Pejës.

KALLXO.com raportoi para disa minutash se është arrestuar Lorenc Marleku, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Klinës.

Numri i zyrtarëve të arrestuar ka shkuar në 10.

Prokuroria e Pejës është duke zhvilluar një aksion të gjerë në tri komuna, në Pejë, Istog dhe Klinë.

Ky aksion siç ka njoftuar Prokuroria ka të bëjë me gjetjen e provave për dyshimet rreth keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe se ka të bëjë me ndërtime pa leje.

Në këtë aksion njoftohet janë të angazhuar pesë prokurorë dhe vet kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, në koordinim me Njësitin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë.

LEXO EDHE:
Kosovë, Prokuroria thotë se bastisjet kanë të bëjnë me ndërtimet e paligjshme

Kosovë, Prokuroria kryen bastisje në tri komuna