ZGJEDHJET

Array

Arrestohen 5 zyrtarë të Komunës së Tetovës, Arifi: Bëhet fjalë për një çështje të vitit 2012

Must Read

Testi PCR për shtetasit e Kosovës, reagoi ministri i Shëndetësisë së Kosovës

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut...

Armend Dallku ka folur pas incidentit gjatë ndeshjes mes Gjinalit dhe Prishtinës

Trajnerit të Prishtinës i është hedhur sprej në sy nga policia, pas një sherri të krijuar në...

Sela: Nuk i takon Kërçovës së Mefail Zajazit të votojnë komunistët!

Aleanca për Shqiptarët bashkë me partnerin e koalicionit Alternativën nën moton "Tash është koha" mbajti tubimin qendror...
- REKLAMIM I PAGUAR POLITIK -

- Advertisement -

Pesë persona të punësuar në komunën e Tetovës janë arrestuar. Gjithsej tetë persona janë vënë nën hetim nga Prokuroria publike nën dyshimin për keqpërdorimet e bëra për privatizime. Aksioni është realizuar me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, kurse në kërkim është edhe anëtari i Këshillit gjyqësor, Zoran Teofilovski.

“Gjatë ditës së sotme janë arrestuar pesë persona nga komuna e Tetovës, kurse një person policia ende nuk mundet ta gjejë. Bëhet fjalë për legalizim dhe privatizim antiligjor të një toke atraktive”, tha Villma Ruskoska, prokurore.

Prokuroria publike njofton se i akuzuari i parë atëkohë person përgjegjës kryetar i Shoqatës sportive nga Tetova, në mënyrë joligjore ka filluar procedurë për legalizim. Kurse njoftojnë se në mënyrë joligjore zyrtarë të tjerë të dyshuar në këtë rast kanë vijuar procedurën deri në aktin e vendimit për konstatimin e statusit juridik për objektin e ndërtuar në mënyrë joligjore.

- Advertisement -

“Në këtë mënyrë të dyshuarit kanë mundësuar që subjekti juridik të fitojë të drejtën e pronësisë mbi tokën ndërtimore me sipërfaqe prej 4410 metër katror duke e blerë atë me një çmim prej 43 denarë për metër katror apo në vlerë totale prej 188.307 denarë dhe bërë dëm të mjeteve buxhetore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 52.920.000 denarë!”, thonë nga Prokuroria Publike.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi tha se  për këtë rast, fjalën e kanë organet e rendit.

“Sipas informacioneve që i kemi është çështja për një lëndë të vitit 2012-të. Për çështjet tjera normalisht fjalën e kanë organet e hetuesisë të cilët edhe sigurisht i kanë ndërmarrë këto hapa. Por dëshiroj të nënvizoj edhe njëherë se sipas informacioneve tona, bëhet fjalë për lëndë të vitit 2012-të”, u shpreh Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

Ndryshe, Zoran Teofilovski është anëtarë i këshillit gjyqësorë, ai për momentin nuk është i kapshëm nga autoritet dhe sot nuk është paraqitur në seancën e këshillit gjyqësor.

- Advertisement -

- REKLAMIM I PAGUAR POLITIK -

Latest News

Armend Dallku ka folur pas incidentit gjatë ndeshjes mes Gjinalit dhe Prishtinës

Trajnerit të Prishtinës i është hedhur sprej në sy nga policia, pas një sherri të krijuar në mesin e fushës, pas përfundimit...

Sela: Nuk i takon Kërçovës së Mefail Zajazit të votojnë komunistët!

Aleanca për Shqiptarët bashkë me partnerin e koalicionit Alternativën nën moton "Tash është koha" mbajti tubimin qendror në sheshin e qytetit të...

Qeveria solli vendim për kufijtë, prej nesër PCR test për shtetasit e Kosovës, Serbisë, BeH-së dhe Malit të Zi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli vendim për kufijtë. Ka miratuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, për çfarë prej nesër, çdo...

Protesta në Beograd, digjen tri makina policore, tentativë për hyrje në Kuvendin e Serbisë

https://youtu.be/0JpBAKYDAYM “Prej nesër do të ndalohet çdo tubim në vende publike me më shumë se 5 persona...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -