Arrestohen 4 aktivistë të VV në Vushtrri

TË FUNDIT

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Vushtrri katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, tek po shkruanin parulla kundër “Zajednicës”.

Kështu thuhet në një njoftim të kësaj lëvizje, sipas së cilës, pamundësinë e argumentimit në favor të “Zajednicës”, Qeveria e Isa Mustafës po e shprehë me dhunë e represion, tashmë sistematik, ndaj kundërshtarëve.

“Prej momentit të nënshkrimit të kësaj marrëveshje e deri sot, pothuajse nuk ka ditë që nuk arrestohen e përndjeken aktivistët e VETËVENDOJSE!-s, thjesht sepse shkruajnë parulla apo shpërndajnë fletushka. Kjo gjendje e dhunës është e papranueshme dhe po e tensionon situatën. Qeveria e Kosovës nuk mund ta shuaj pakënaqësinë qytetare, përmes përndjekjeve dhe arrestimeve. Isa Mustafa duhet ta kuptojë që as sistemi i kaluar, pjesë e të cilit ka qenë, nuk ka arritur ta ndalë rezistencën qytetare, përmes represionit”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.