“Armiku vazhdon ta sulmojë kryeqytetin” – alarmon Klitschko/VIDEO

TË FUNDIT

Forcat ruse kanë vijuar me sulmet te civilët.  Një person ka vdekur pas bombardimeve në një zonë të banuar të Kievit, tha kryebashkiaku .

Vitali Klitschko në një postim në rrjetet sociale, ka shpërndarë një vide nga zona e bombardur.

“Armiku vazhdon të sulmojë kryeqytetin”, shkruan ai. “Në mëngjes, një zonë banimi në rrethin Podolsk u granatua. “Një person ka vdekur, 19 janë lënduar, mes të cilëve katër fëmijë.

Gjashtë shtëpi, kopshte dhe një shkollë janë dëmtuar. Ekipet e shpëtimit dhe mjekët po punojnë në vend”, shtoi kryebashkiaku.