Pas marrëveshjes për armëpushim mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, rënie drastike e çmimeve të naftës së papërpunuar në bursat botërore. Sapo u hap tregtimi me këtë energjent filloi një rënie e fortë e çmimeve, ku çmimi i një fuçie të naftës Brent lëvizte ndërmjet 92 dhe 93 dollarë, përkatësisht ulja është rreth 15 deri në 16 për qind gjatë ditës së sotme. Për ekonominë maqedonase, nëse ky armëpushim shndërrohet në paqe të qëndrueshme, kjo do të nënkuptonte skenarin më të favorshëm për stabilizim relativisht të shpejtë të krizës, përkatësisht deri në fund të vitit gradualisht të anulohen efektet e shokut të naftës mbi inflacionin.
Sipas profesorit universitar Marjan Petreski, të dhënat e fundit për inflacionin në Maqedoni, në shikim të parë mund të tregojnë se rritja e çmimit të naftës tashmë po transferohet në çmime. Por analiza më e detajuar tregon se transferimi për momentin është i kufizuar dhe kryesisht mbetet tek kostot e transportit.
“Kështu që, sipas kësaj dinamike mujore, ne nuk shohim ndonjë transferim të madh të shokut të naftës në nivelin e përgjithshëm të çmimeve. Tani nuk duhet të nxitohet dhe kjo eventualisht të konkludohet nga treguesi vjetor, sepse ai është vërtet relativisht i lartë, 4,9%, megjithatë nëse shohim më thellë, do të shohim se në fakt kjo vjen si rezultat i bazës së ulët krahasuese”, tha Marjan Petreski.
Përkatësisht rritja e lartë te ushqimi vjen si pasojë e bazës së ulët krahasuese me marsin e vitit të kaluar, kur në të njëjtën periudhë ishin të ngrira marzhat dhe çmimet në kuadër të të ashtuquajturës “Shporta e Ramazanit – Pashkëve”. Ndërkohë, ushqimi në mars në raport me shkurtin, kur nuk kishim shok të naftës, u rrit vetëm 0,4 për qind.
Por, në publik mbetet një pyetje që hap dilema – pse gjatë krizave në vitet 2008 dhe 2009, kur çmimi i naftës arriti kulmin prej pothuajse 150 dollarë për fuçi, inflacioni nuk u rrit në mënyrë drastike, përkatësisht goditja ishte relativisht afatshkurtër, pas së cilës pasoi stabilizimi tashmë në muajt vijues.
“Sigurisht, sot bota është më shumë, të themi, e lidhur globalisht, përkatësisht ishte para fillimit të këtyre krizave krahasuar me vitin 2008; tashmë efekti i zinxhirëve të vlerës ose zinxhirëve të furnizimit dhe ndikimi i tyre mbi çmimet sot është më shumë i integruar në analizat dhe në pritjet, krahasuar me krizat e para 20 viteve. Tregu i punës, nëse e marrim, gjithashtu është më i shtrënguar sot, gjë që krijon një presion të caktuar për rritjen e pagave, madje nëse dëshironi të shikoni nga ana e kërkesës, kemi një gjendje ndryshe sot, krahasuar me para 20 viteve”, deklaroi Petreski
Kjo do të thotë se në vitet 2008 dhe 2009, edhe përkundër pikave të larta të çmimeve të naftës, ekonomia globale përballej me një krizë reale ekonomike, me papunësi më të lartë dhe pritje dukshëm më të ulëta për rritjen e çmimeve. Kërkesa ishte e dobësuar, ndërsa qytetarët kishin fuqi blerëse më të vogël. Në dekadën e fundit, kushtet kanë ndryshuar ndjeshëm.
