President i FSHF-së, Armand Duka tha se kanë raporte të shkëlqyera me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe se kanë ndihmuar njëra-tjetrën në zhvillim. Por, për futbollistët që zgjedhin Kosovën para Shqipërisë, duka tha se nuk mërzitet vetëm se do të dëshironte që më të mirët të jenë pjesë FSHF-së.
E për futbollistët shqiptarë që luajnë për Maqedoninë, Duka tha se është e logjikshme pasi që herët kualifikohen për të arritur në ekipin A, por shtoi se do të kishte dëshirë që çdo shqiptarë të luante për Kombëtaren Shqiptare.
“Ne kemi raporte të shkëlqyera vëllazërore me Federatën e Kosovës. Respektojmë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin në të gjitha hapat e zhvillimit tonë. Kemi kontribuar maksimalisht edhe në kohë kur Kosova nuk kishte mundësi të ishte apo nuk kishte ndeshje ndërkombëtare, nuk ishte e njohur, kishte më pak mundësi të njëjtën gjë bëhet tani, ndërsa ja kam bërë qartë publikisht dhe zyrtarisht Agim Ademi dhe gjithkujt, që çdo njeri, çdo shqiptar që dëshiron të kontribuojë për Kombëtaren e Shqipërisë, në do të vazhdojmë të kemi të njëjtën politikë. Padyshim që nuk mërzitemi nëse ata vendosin ndryshe. Nuk mërzitem. Kemi dëshirë që ato të jenë më mirë vetëm me ne, por nëse vendosin ndryshe”, tha Armand Duka
