Arma e Fjolla Morinës, Syla: As që e kam prekur me dorë

TË FUNDIT

Biznesmeni Fisnik Syla, tha për “Good Morning Albanians” në Euronews, se Fjolla Morina, me të cilën ai ka pasur një histori dashurie ka thënë gjëra që nuk janë të vërteta për të. Ai ka thënë gjithashtu se nuk ka qenë në dijeni që Morina kishte një armë me vete dhe se nuk do të donte të prishte imazhin e tij.

“Unë nuk e dija, po ta dija nuk do udhëtoja kurrë me të. Unë jam një figurë publike në Belgjikë dhe nuk mund të lejoj që imazhi im të prishet për një armë. Nga ekspertiza u vërtetua se as unë dhe as shoferi im nuk e kemi prekur. Ajo ka thënë se ajo armë ka qëlluar rastësisht në çantën e saj që ia ka dhënë një mik që tani ka ndërruar jetë. Kjo deklaratë është dhënë në gjykatën e Kukësit dhe në Apelin e Shkodrës është mbyllur gjithçka”, tha për Euronews Albania biznesmeni Fisnik Syla.