Kryeministri i Greqisë, Kirijakos Mickotakis, zbuloi armën për të cilën fliste se Athina do ta shfrytëzojë nëse nuk respektohet Marrëveshja e Prespës – arma është rruga eurointegriese e vendit. Sipas tij pozita greke për këtë çështje është qartë e kuptueshme edhe tek partnerët europianë, prej të cilëve ka mbështetje.
“Është fakt se nuk mund të ketë asnjëfarë qasje në Europë, as një hapë, nëse nuk zgjidhet çështja përmes deklaratës së qartë të udhëheqjes së vendit fqinj se ky është emri i shteti dhe vlen për të gjithë”, tha Kirijakos Micotakis.
Micotakis, në intervisë televizive, përsëriti se emri kushtetues është për përdorim të gjerë. Të njëjtën ia ka thënë edhe kryeministrit Hristijan Mickoski në Samitin e NATO-s, para liderëve tjerë të Aleancës.
“Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut gjatë kohës së Samitit të NATO-së, në mënyrë absolute të qartë ia kam bërë me dije se ai është në atë tavolinë pikërisht për shkak se është nënshkruar marrëveshja, të cilën ai momentalisht nuk e respekton”, deklaroi Micotakis.
Për dallim nga Micotakis, kryeministri Mickoski theksoi se nuk do të ishte e hijshme që të zbulohet se çfarë është folur pas dyerve të mbyllura.
“Unë nuk do të flas për atë që ka ndodhur brenda, për shkak se është e pahijshme të flisni, e aq më shumë për shkak se atje jemi me certifikatë”, tha Mickoski.
Mickoski tha se është i gatshëm të flasë me Micotakisin, por takim nuk ka pasur për shkak se kryeministri grek nuk ka kërkuar, me shumë gjasa për shkak të agjendës së ngarkuar.
Përndryshe, mediat greke paraprakisht publikuan se arma e Athinës është ngrirja e hapjes së kapitujve negociues për Maqedoninë e Veriut. Njëkohësisht, e përmendën edhe mundësinë për bllokadë të shfrytëzimit të fondeve europiane për vendin, por Micotakis nuk zbuloi detaje nëse një hap i tillë është në lojë.
