Ariu del nga kafazi në aeroplan, shtyhet fluturimi

TË FUNDIT

Një ari u arratis nga kafazi i tij në bordin e një avioni, duke bërë që fluturimi të shtyhet në një aeroport të Dubait.

Irak Airways tha të shtunën se nuk ishte fajtor për arratisjen e kafshës dhe se ekuipazhi i avionit dërgoi specialistë për të qetësuar ariun dhe për ta hequr atë nga avioni.

Një videoklip që qarkullonte në mediat sociale tregoi kapitenin e aeroplanit duke u kërkuar falje pasagjerëve për vonesën për t’u ngritur për shkak të arratisjes së ariut nga kafazi i tij.

Iraqi Airways tha se procedurat për transportin e ariut u kryen në përputhje me ligjin dhe me standardet e miratuara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.

Një zyrtar i Irakut Airways konfirmoi se ariu po transportohej në kryeqytetin irakian.

Mbajtja e kafshëve grabitqare si kafshë shtëpiake në Irak – veçanërisht në Bagdad – është bërë e njohur në mesin e të pasurve. /21Media