Argjentinasit po i japin lamtumirën e fundit Maradonës

TË FUNDIT

Në Argjentinë është shpallur tre ditë zie për shkak të vdekjes së futbollistit Diego Armando Maradona, ndërsa mijëra tifozë, respektues dhe qytetarë po i japin lamtumirën idolit të tyre.

Pritet që Maradona të përcilllet nga një milionë persona.

Maradona dje ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare nga sulmi në zemër.Pas publikimit të lajmit për vdekjen e Maradonës banorët e Argjentinës i lëshuan shtëpitë e tyre dhe filluan të grumbulloheshin që t’i japin lamtumirën e fundit, sepse për argjentinasit, ai nuk ishte futbollisti më i mirë, por ikonë, politikan dhe “i keqi” i preferuar.

Mbrëmë pranë kufomës së tij qëndronin anëtarët e familjes, miqtë, bashkëlojtarët dhe të respektuarit e tij. Arkivoli me trupin e Maradonës për pak kohë ishte ekspozuar në pallatin presidencial, Shtëpinë Rozë në qendër të Buenos Airesit. Sipas incizimeve nga Euronjuz, mijëra persona me maska në fytyrë arritën që ta dërgojnë djalin e preferuar të Argjentinës.

Një pjesë e mediave publikuan incizime gjatë përplasjes së qytetarëve dhe policisë në rrugët e Buenos Airesit, duke tentuar që ta rrëzojnë rrethojën e sigurisë.

Ngushëllime për shkak të vdekjes së Maradonës po arrijnë nga e gjithë bota, ndërsa Vatikani njoftoi se papa Françesku, i cili është argjentinas dhe tifoz i futbollit, do ta përmendë Maradonën në lutjet e tij.